DIGITMAK mbajti aktivitetin Industry Meetup më 25 shtator, në hotelin Holiday Inn në Shkup, në kuadër të konferencës MicroBalkans 2026 – Lending Reimagined.

Aktiviteti iu kushtua transformimit digjital dhe mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve digjitale të kompanive dhe institucioneve në Maqedoninë e Veriut, me vëmendje të veçantë ndaj përdorimit të teknologjive të reja në sektorin financiar.
Gjatë sesionit të parë, pjesëmarrësit patën mundësi të njiheshin me mbështetjen dhe shërbimet që ofron DIGITMAK, si dhe të merrnin pjesë në një punëtori kushtuar transformimit digjital. Përmes mjetit për vlerësimin e pjekurisë digjitale (Digital Maturity Assessment – DMA), kompanitë dhe institucionet patën mundësi të kuptonin nivelin e pjekurisë së tyre digjitale dhe të identifikonin fushat me potencial për zhvillim të mëtejshëm.


Programi vijoi me një sesion kushtuar ndryshimeve rregullatore dhe teknologjike që po formësojnë hapësirën digjitale, me fokus në aktin e BE-së për inteligjencën artificiale (EU AI Act) dhe eIDAS 2.0, përkatësisht në zhvillimin e identitetit digjital evropian dhe portofolit digjital.
Pjesa qendrore e aktivitetit ishte diskutimi në panel me temë “Maqedonia digjitale dhe e ardhmja e shërbimeve financiare DIGITMAK si udhëheqës drejt së ardhmes digjitale”, ku u diskutua për zhvillimin e teknologjive digjitale, inteligjencën artificiale dhe rolin e tyre në transformimin e shërbimeve financiare dhe të qasjes në financim.

Në panel morën pjesë magjistër Stefan Andonovski, ministër i transformimit digjital; prof. dr. Petre Lameski, dekan i Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike pranë UKIM-it dhe koordinator i DIGITMAK; Edmira Hana, nga Agjencia për Inovacion, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Sipërmarrje (INOVA), e cila është njëkohësisht edhe anëtare e asociuar e DIGITMAK; dhe prof. dr. Dimitar Trajanov, nga Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike pranë UKIM-it dhe koordinator i Fabrikës së Inteligjencës Artificiale “Vezilka”.

Diskutimi përfshiu mundësitë që digjitalizimi dhe inteligjenca artificiale krijojnë për sektorin e biznesit, nevojën për zhvillimin e kapaciteteve digjitale dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, komunitetit akademik dhe kompanive për krijimin e një mjedisi ekonomik më inovativ dhe më konkurrues.

Me këtë takim, DIGITMAK theksoi edhe një herë rolin e tij në mbështetjen e kompanive dhe institucioneve gjatë procesit të transformimit digjital dhe në bashkimin e aktorëve të ndryshëm rreth mundësive që ofrojnë teknologjitë e reja digjitale.

Lexoni në vijim
Lajm
Fondacioni për Menaxhim dhe Kërkime Industriale, si pjesë e konsorciumit DIGITMAK, mori pjesë në një aktivitet evropian kushtuar përdorimit të inteligjencës artificiale për inovacion, efikasitet dhe qëndrueshmëri
Sot, më 17 shtator 2026, Emilija Andonova nga Fondacioni për Menaxhim dhe Kërkime Industriale, si përfaqësuese…
Lexo
Lajm
Industry Meetup i DIGITMAK: Transformimi digjital dhe e ardhmja e biznesit
DIGITMAK ju fton në aktivitetin “Industry Meetup”, kushtuar transformimit digjital dhe mundësive për avancimin e kapaciteteve…
Lexo
Lajm
U mbajt trajnimi i dytë për trajnerë në kuadër të DIGITMAK: Drejt një qasjeje të integruar në mbështetjen e klientëve
Më 10 shtator 2026, në ambientet e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut në Shkup, u…
Lexo
